• Korça

Enërtimet e njësive të shërbimit/ Mbizotëron gjuha angleze, vjen apeli nga universiteti

Shumica e emërtimeve të njësive të shërbimit në qytetin e Korçës janë në gjuhë të huaj dhe kryesisht atë angleze, ndërsa fjala më e përdorur në këto emërtime është “coffee”. Sipas një paraqitje të kryer nga ana e studentëve të Universitetit Fan Noli të Korçës, mësohet se të rinjtë e kanë më të thjeshtë dhe të lehtë për të shqiptuar emërtimet, ndërsa më të moshuarit hasin vështirësi në këtë drejtim. Sipas pedagogës Hysnie Haxhillari është duke humbur çdo ditë identiteti ynë gjuhësor më anë të këtyre emërtimeve.

Në këto kushte nga universiteti Fan Noli vjen edhe një sugjerim për bashkinë e Korçës, për tu kërkuar bizneseve të reja që të gjejnë emërtime në gjuhën shqipe, në mënyrë që të mbrohet dhe të ruhet tradita dhe gjuha amtare.

Studentët i kanë prezantuar ditën e sotme të gjitha gjetjen e tyre lidhur me njësitë e shërbimit në qytetin e Korçës, gjatë aktivitetit të titulluar “Peisazh gjuhësor i qytetit të Korçës”, i cili ka qenë aktiviteti i fundit i zhvilluar në universitet në kuadër të Javës së Drejtshkrimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *