Për të shmangur fluksin dhe krijimin e radhëve gjatë mesditës drejtuesit e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë pasur një takim disaminutësh me homologët grekë ku kanë kërkuar shtimin edhe të një sporteli tjetër për përpunim më të shpejtë të dokumentacionit dhe shmangien e rradhëve të gjata të pritjes në tokën neutrale.
Të njëjtat burime pranë drejtorisë së kufirit dhe migracionit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia në Shqipëri më shumë se 5600 shtetas dhe kanë dalë nga vendi jonë përmes kësaj pike të kalimit kufitar 3800 shtetas shqiptarë e të huaj. Ndërkaq lëvizje të shtuara ka pasur edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Në këtë pikë kalimi gjatë 24 oreve të fundit kanë lëvizur më shumë se 4600 shtetas.
Lini një Përgjigje