Ekspozita “MONEY smart-Edukim financiar për të gjthë” është ndalur në qytetin e Korçës. Kjo ekspozitë vjen nga Banka e Shqipërisë për t’i prezantuar publikut të gjerë një informacion të larmishëm mbi çështje financiare të prekshme për konsumatorin banker.
Kjo ekspozitë u shoqërua edhe me aktivitete edukuese për fëmijët e të rinjtë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe të premten tek biblioteka publike e qytetit “Thimi Mitko”.