Piktori i ri korçar Thanas Dushku vjen me një ekspozitë për artdashësit e qytetit të Korçës. “Përtej” është ekspozita me 20 punime të cilat më së shumti ishin të gjinisë portret. Piktori në të gjitha punimet ka treguar se ka guxuar të luajë me absraktin, duke treguar se gjithë punimet i ka sjellë përfshi dhe portretet, në një formë tejet ndryshe.
Piktori i ri ka synuar të sjellë një tjetër rrugëtim përtej të zakonshmes duke sjellë një zbulim të vetvetes nëpërmjet këtyre punimeve. Ekspozita e çelur në mjediset e Pazarit të Vjeter të Korçës do të vijojë të qëndrojë e hapur për vizitorët dhe dashamirësit e artit.