Për dy ditë me radhë në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë janë pilotuar dy modulet e reja që kanë të bëjnë me edukimin e aftësive sipërmarrëse tek mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilat janë bërë pjesë e portofolit të moduleve të trajnimit që ofron Qendra e Formimit të Vazhduar në kuadër të projektit EntrAL me mbështetjen e Programit të Bashkimit Evropian Erasmus Plus, ku bën pjesë edhe universiteti i Korçës.
Sipas koordinatorit Brame për të dyja modulet ka patur mjaft interes nga mësuesit, kryesisht ata të ciklit fillor, për shkak të vështirësive që ata hasin gjatë procesit mësimor në lidhje me këto tema.
Qendra për Formimin e Vazhduar me seli në Rektoratin e Universitetit “Fan Stiljan Noli”, është një institucion që ka për qëllim organiziminn dhe zhvillimin e veprimtarive trajnuese dhe kualifikuese për mësuesit në shërbim.