Sot në mbrëmje në qytetin e Korçës ngre siparin edicioni i gjashtë i MIK Festival, një organizim i sopranos shqiptare me famë botërore Inva Mula. Muza e parë e cila do të çelë këtë festival është sopranoja e mirënjohur Ramona Tullumani. Në një intervistë ekskluzive për RTSH Korçën ajo rrëfen se do të interpretojë arie nga operat e vëna në skenë nga artisja e madhe shqiptare Jorgjia Truja, ndër to edhe rusallkën e parë shqiptare.
Interpretimi i dy artisteve në skenën e teatrit “Andon Z.Çajupi” do të shoqërohet nga pianistja e mirënjohur Ingrid Pulizo. Muza e dytë e kësaj mbrëmje do të jetë këngëtarja greke Kalliopi Veta e cila do të interpretojë në skenën e ngritur tek Pazari i Vjetër i Korçës. Ajo vjen në Shqipëri për herë të parë ndërsa do të shoqërohet nga kompozitori Janis Joanu me orkestrën e vetë nga Athina.
MIK Festival vjen me mbështetjen bashkisë Korçë dhe Qendrës së Artit dhe Kulturës.