• Korça

Edicioni i 11-të i KoKo Fest/ Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë çelet me shfaqjen “Vassa Zheleznova”

Festivali mbarëkombëtar i komedisë KoKo Fest ka çelur siparin e edicionit të tij të 11-të. Ky edicion do të sjellë për publikun artdashës, trupat teatrore më të njohura nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia, ku për 8 netë me radhë në skenën e teatrit “Andon Zako Cajupi” do të ngjiten komedi nga më të bukurat. Festivali u çel me veprën e Maksim Gorkit, “Vassa Zheleznova” me regji nga Enke Fezollari. Drama klasike u luajt nga një kast i mirënjohur aktorësh si Zamira Kita, Guri Koco, Rita Gjeka, Blerta Belliu, Dasara Xhangolli, Kejdi Gishto, Ilda Pepi, Paola Kodra, Urim Aliaj. Kjo dramë e shkruar nga Gorki në 1910, sjell tablonë e familjes, ulje ngritjeve të saj, marrëdhëniet brenda saj që janë herë tragjike e herë komike, që duan dashurinë e munguar dhe të gjithë përpiqen ta gjejnë me mënyra të ndryshme.

Publiku ka mirëpritur lojën aktoriale të kësaj komedie që vihet në skenën shqiptare pas 62 vitesh.

Emocione, të qeshura, humor dhe argëtim pritet të përcjellë secila shfaqje që do të interpretohet në këtë festival.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *