• Korça

E Enjtja e shenjtë e Pashkës Katolike. Besimtarët ndjekin meshën në përkujtim të “Darkës së fundit”

Ka nisur këtë të enjte, treditëshi i shenjtë i Pashkës Katolike, që përkon me 3 ditët e mundimeve dhe ngjalljes së zotit, shpëtimtarit së njerëzimit Jezus Krishtit. Ngjarja kryesore e Darkës së Fundit të enjten e shenjtë, është dhurata më e madhe nga Krishti, ku përmes flijimit të vetvetes, ai themeloi Eukaristinë, që nënkupton mirënjohjen, dhënien falas pra falenderimin ndaj zotit. Në këtë ditë të shënuar është mbajtur mesha e shenjtë tek kisha Katolike në Korçë e cila u udhëhoq nga Prifti i kësaj kishe Don Ignazio Bonsignore.

Natën para se të mundohej e të vdiste, Jezus Krishti u dha apostujve të vetë Eukaristinë, të cilën e filloi duke u larë atyre këmbët, duke bërë këtë gjest si një provë dashurie dhe përvuajtje. Kështu Jezusi, u mësontë apostujve që ta donin atë dhe njëri-tjetrin. Të njejtin shembull, ka ndjekur edhe Don Ignazio Bonsignore, i cili u ka larë këmbët, besimtarëve që iu bashkuan kësaj meshe të shenjtë. Pashka është festa më e madhe e Krishtërimit ndërsa simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit pas kryqëzimit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *