• Korça

“Duaje Veten! Kontrollohu në kohë!”/ Aktivitet sensibilizues në kuadër të “Tetorit Rozë”

Nën moton “Duaje Veten! Kontrollohu në kohë!”, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë ka organizuar një aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë gratë e vajzat e disa prej institucioneve lokale, të cilat kanë zhvilluar së bashku një lojë volejbolli në shenjë simbolike.

Gjatë aktivitetit ato kanë përcjellë mesazhe sensibilizuese drejtuar të gjitha grave dhe vajzave mbi rëndësinë e ekzaminimeve për zbulimin e kësaj sëmundjeje në faza sa më të hershme.

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *