Është vetëm 22 vjeç dhe është një nga drugdhendësit e paktë që vijojnë ta ruajnë këtë zanat të vjetër në Qarkun e Korçës. Gjergji Demika jeton në fshatin Rëmbec, atje ku ka edhe punishten në të cilën realizon punimet e tij artistike. Gdhendjen e drurit e ka mësuar nga gjyshi dhe i ati ndërsa sot është kthyer në një zanatçi të mirëfilltë.
Pasioni dhe dëshira për të punuar, e ka kthyer Gjergjin në një artist të vërtetë që sot realizon punime të ndryshme, nga portretet, zbukurimet e mobiljeve si dhe të preferuarat e tij që janë gdhendjet e ikonostaseve në kisha të ndryshme. Ndërsa e sheh edhe si profesionin e së ardhmes pasi edhe të ardhurat që siguron përmes tij, janë të kënaqshme.
Por si çdo punë, edhe gdhendja e drurit ka vështirësitë e veta.
Si një profesion pas të cilit është tepër i apasionuar dhe si një trashëgimi e vyer familjare, Gjergji ruan dhe i përdor ende, edhe veglat e vjetra të gjyshit.