• Sport

Dramë në javën e fundit të Bundesligës/ Dordmundi bën gafën e pafalshme, Bayerni kampion!

Bajerni i Mynihut është kampion i Bundesligës për të 11-tin vit radhazi, pas fitores 1-2 përballë Këlnit dhe pas barazimit që Dortmund bëri në shtëpi përballë Maincit me rezultatin 2-2. Emocionet ishin të pafundme në Bundesligë në këtë javë të fundit, me bavarezët që gjetën golin në minutën e 8’ me Koman. Ndërkohë në “Signal Induna Park”, Mainci gjeti golin në minutën e 15’ dhe më pas në minutën e 24’.

Në minutën e 81’ Këlni barazoi për t’i dhënë shpresë Dortmundit, i cili kishte gjetur rrjetën me Gerreiron, por në të 90’ ishte Xhamal Musiala i cili kaloi sërish në avantazh bavarezët, për t’i dhënë atyre titullin e 11-të radhazi, teksa goli i Zyles në minutën e 96’, nuk i shërbeu verdhezinjve. Pas përfundimit të ndeshjes në Këln, lojtarët e Bajernit u mblodhën të gjithë së bashku duke i ndjekur minutat e fundit të Dortmundit nëpër telefonat e tyre.

Nderkaq, pas përfundimit të duelit në “Signal Induna Park”, të gjithë lojtarët më pas vrapuan drejt tifozerisë së tyre për të festuar së bashku titullin e 11-të radhazi dhe të 33-tin në histori. Kështu Bajerni shpallet kampion, edhe pse me pikë të barabarta, pasi golavarazhi flet dukshëm për bavarezët.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *