Pas premierës së saj në qytetin e Lezhës drama “7 minuta” e cila trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, vazhdon turneun e saj dhe këtë javë do të vihet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Me regji nga Driada Dervishi, vepra e dramaturgut të njohur italian Stefano Massini, do të ngjitet në skenën e teatrit të Korçës në datat 13 dhe 14 shkurt. Në këtë shfaqje do të interpretojë një trupë aktoresh të mirënjohura si: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha, Rudina Dembacaj, Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Paola Kodra, Ajlin Petrela dhe Xhoana Karaj. Pjesa teatrale trajton historinë e një grupi punëtoresh të një biznesi tekstilesh i cili do të blihet nga një kompani shumëkombëshe. Vepra që i flet mirë kohëve që po jetojmë përcjellë një shumësi mesazhesh, nga të cilat qëndrore mbetet lufta e grave për të drejta dhe barazi gjinore. Drama 7 minuta do të vihet edhe në skenën e Pallatit të Kulturës, në Ersekë, si pjesë e turneut të saj në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
- Korça
Drama “7 minuta” vjen në Korçë/ Në datat 13-14 shkurt shfaqja do të vihet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça