• Korça

Dita ndërkombëtare e romëve. Panair me punime artizanale në Korçë

Promovimi i punëve artizanale të komuniteteve rome e egjiptiane ka qenë në qendër të një panairi të organizuar në qytetin e Korçës me rastin e 8 prillit ditës ndërkombëtare të romeve. Në të u ekspozuan punime artizanale me thupër, piktura, punime balti, punime me ruaza, si dhe punime në dru të veglave muzikore. Marjana Jorgji, drejtore e Kujdesit Social në Bashkinë e Korçës tregon se në këtë panair janë bërë bashkë jo vetëm komunitetet rome e egjiptiane por edhe përfaqësues të maxhorancës, të cilët kanë sjellë punime mjaft interesante.

Xhevair Hysa është një artizan i cili prej vitesh merret me punimin e thuprës duke krijuar produkte të ndryshme. Ai tregon se kjo është një trashëgimi familjare të cilën ka dëshirë ta përcjellë edhe në brezat e tjerë në mënyrë që tradita të mos humbasë.

Punimet e thuprës por edhe veglat muzikore të punuara me dru janë të kërkuara edhe në qytete të tjera por edhe jashtë vendit, ndërsa disa prej artizanëve kanë gjetur tashme tregje duke siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *