• Korça

Dita Ndërkombëtare e Romëve. Kryhet riti tradicional i hedhjes së luleve në lumë

8 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Në qytetin e Korçës festimet e 8 prillit kanë nisur me ritin tradicional të hedhjes së luleve në lumë. Një gjë e tillë simbolizon largimin e të këqijave të vitit të kaluar dhe ardhjen e të mirave në vazhdim. Ashtu si është bërë traditë prej vitesh anëtarë të komunitetit rom shkojnë drejt lumit me karroca të zbukuruara dhe të mbushura me lule. Pjesë e aktivitetit bëhen edhe shumë fëmijë të cilët mësojnë nga më të rriturit për këtë traditë të hershme të romëve, e cila ka një simbolikë të veçantë. Ashtu si lulet shpërndahen në lumë, ashtu edhe komuniteti rom është shpërndarë në të gjithë botën gjatë luftës së dytë botërore kur ata janë përzënë nga vendi i origjinës së tyre India.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është vendosur të jetë pikërisht 8 prilli, pasi më 8 Prill 1971 në Londër u organizua një konferencë ndërkombëtare ku dhe u vendos një gjë e tillë. Gjithashtu u vendos edhe për flamurin dhe himnin rom “Gelem Gelem” që së bashku me gjuhën rome i bëjnë romët një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e tyre të pasura etno-kulturore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *