• Sport

Dita e ndeshjes/ Skënderbeu-Elbasani, luhet sonte në Korçë ndeshja e parë e sezonit futbollistik

Skënderbeu nis sot zyrtarisht kampionatin kombëtar të futbollit 2024-2025. Korçarët presin në shtepi Elbasanin, sfide e cila do te luhet ne oren 20:00 ne stadiumin e Korces. Bardhekuqte e kane pergatitur maksimalisht kete duel dhe duan vetem fitoren. Sa i perket rreshtimit qe pritet te zbrese ne fushe, Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, do t’i besojë thuajse të njëjtit formacion si të sezonit të kaluar, me përjashtimin e vetëm, që në majën e sulmit do të luajë afrimi i merkato së verës, Çarls Bismark. 23-vjeçari ganez do të bëjë sot debutimin kundër Elbasanit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës janë titullarët e kampionatit të fundit. Sa i perket portes, vendin e ka te padiskutuar Marko Alia, ndersa para tij ne mbrojtje do te reshtohen 4 futbolliste, Vangjeli, Ramos, Prenci dhe Gerco. Mesfusha do te perbehet nga Rabiu, Janaqi dhe Juri Merlim, ndersa ne repartin e sulmit Rashica e Nikaj do te mbeshtesin Bismark. Skenderbeu-Elbasani do te luhet nen ndricimin e projektoreve ne stadiumin “Skenderbeu” te Korces dhe pritet te ndiqet nga nje numer i konsiderueshem tifozesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *