Me rastin e 170 vjetorit të lindjes së Ciprian Porumbescu, (Çiprian Porumbeskut) kompozitorit të madh rumun, autor edhe i himnit kombëtar të Shqipërisë është mbajtur në Korçë një veprimtari e veçantë në kuadër të “Ditës së gjuhës rumune”, organizuar nga Qendra Rumune e Informimit. “Dita e Gjuhës Rumune” është një aktivitet i kthyer tashmë në një traditë ku përkujtohet edhe miqësia e hershme dhe e ngushtë shqiptaro – rumune.
Në këtë veprimtari janë intrepretuar disa pjesë të kompozuara nga Porumbesku si dhe disa poezi në gjuhën rumune dhe në dialektin arumun. Ciprian Porumbesku është një nga kompozitorët më të shquar rumun. Ai ka kompozuar mbi 250 këngë dhe operën e parë rumune “Hëna e re”.