Klubi i shkrimtarëve “Bota e Re” ka mbajtur një takim në ditën botërore të poezisë. Caktimi i një dite të tillë është bërë me qëllim për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore. Poezia nuk njeh moshë dhe i adresohet ekzistencës së njeriut dhe di të kumbojë për t’u dëgjuar nga gjithësecili. Ajo vjen si një përfytyrim sesi duhet të krijohen marrëdhëniet tona me botën
Qyteti i Korçës ka një traditë të hershme sa i takon poezisë, ndjenjës dhe emocionit që ajo përçon tek lexuesi. Më shumë se çerek shekulli më parë, poeti i njohur Skënder Rusi organizoi “Netët Korçare të poezisë”, e tashmë çdo vit bëhen bashkë poetë shqiptarë e të huaj, për të recituar vargje nga më të ndryshmet dhe shpalosur krijimtarinë e tyre në Korçë