• Korça

Digjet makina në Korçë, policia jep detajet e para

(Foto ilustruese)

Një automjet tip “Volkswagen” ka marrë zjarr në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, nuk ka ende dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit. Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *