• Pogradec

Dhunë fizike ndaj familjarit të tij, policia nis procedimin e 54-vjeçarit në Pogradec

Policia e Pogradecit ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 54-vjeçar në Leshnicë të Pogradecit. Sipas njoftimit të Policisë, personi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij. I dhunuari ka marrë menjëherë një urdhër mbrojtje dhe materielet i janë dërguar Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, për të cilin u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *