• Korça

Depistimi i fëmijëve mbi shikimin/ Prej shtatorit janë depistuar mbi 3500 nxënës, 615 të referuar tek specialisti

3519 nxënës janë depistuar mbi shikimin dhe 615 prej tyre janë referuar më pas tek mjeku specialist për problemet e hasura. Programi për kujdesin e shikimit përfshin fëmijët e grupmoshës nga 6 deri në 14 vjeç dhe sipas mjekes okuliste Eva Koça nga rastet e referuara, 2 janë problematikat kryesore të hasura, syri dembel dhe syri i devijuar që në gjuhën mjekësore njihet si strabizmi.

Nisur nga problemet e hasura tek fëmijët, mjekja këshillon prindrit që të shmangin sa më tepër përdorimin e smartphonave.

Programi për kujdesin e shikimit për fëmijët zbatohet tashmë prej tre vitesh. Në këtë proces janë të angazhuar 12 mjekë që kryejnë depistimin e fëmijëve në shkollat 9-vjeçare dhe për këtë vit ky proces është drejt përfundimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *