• Korça

Dëmet nga breshëri dhe ngricat. Parashikohen dëmtime tek kultivarët e hershëm

Disa prej kultivarëve të hershëm të kumbullës dhe qershive në fshatin Dvoran, parashikohet të jenë dëmtuar nga breshëri i rënë para 2 ditësh si dhe ngricat e një nate më pare, kur termometri shënoi deri në minus 3 gradë. Fermerët thonë se këto dëme, do të mund të përcaktohen saktë pas disa ditësh, ndërsa tek drufrutorët e tjerë, në momentin kur të lulëzojnë.

Ata tregojnë, se nga viti në vit, kanë pasur dëme të konsiderueshme nga breshëri. Gjatë vitit që lamë pas, dëmet nga kushtet atmosferike ishin të konsiderueshme, kryesisht tek molla, një frut i kultivuar masivisht në zonën e Dvoranit, duke bërë që dhe cilësia e ofruar në treg të ishte më e ulët, e për rrjedhojë dhe fermerët të ishin të pakënaqur nga të ardhurat e siguruara

Sipas të dhënave nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Korçë, gjatë vitit 2022 u prodhuan rreth 80 mijë ton mollë, ndërsa vetëm në zonën e Dvoranit, në frigoriferë u ruajtën mbi 2 mijë ton. Ulja e sasisë së ruajtur në frigoriferë erdhi si shkak i cilësisë më të dobët të prodhuar të këtij fruti, si shkak i dëmtimit të tij nga breshëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *