Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Korçës ka pasur debate lidhur rishikimin e planit të përgjithshëm vendor të Korçës, ku bashkia propozoi tre ndryshime, një shtesë për varrezat publike të qytetit, krijimin e një vend depozitimi për mbetjet inerte në fshatin Melçan, si dhe krijimin e një njësie të re strukturore për zhvillimin ekonomik. Të djathtët e kundërshtuan këtë material duke e quajtur të paplotë, ndërsa kërkuan plotësimin e tij dhe shtyrjen e materialit për një mbledhje tjetër.
Pavarësisht kundërshtive kjo pikë e rendit të ditës është miratuar vetëm me votat e të majtëve.