Teatri Kombëtar i Kosovës vjen këtë vit në Koko Fest me një tragjikomedi. “Club Albania” është një shfaqje e bazuar në komedinë “Pas vdekjes” shkruar nga A.Z.Çajupi, një komedi politiko-shoqërore. Përmes doctor Adhamudhit, Çajupi ka demaskuar tipin e politikanit sharlatan që bën lojën e xhonturqve dhe hiqet ai atdhetar. Por përmes tij, shkrimtari gjithashtu ve në lojë edhe një mendësi të caktuar, atë të njerëzve mendjemëdhenj që dhe pse kokën e kanë të zbrazët dhe shpirtin e varfër, kujtojnë se asnjë punë atdhetare ose punë tjetër, nuk vlen se skanë qenë të pranishëm ata.
Me regji nga Fatos Berisha, në këtë shfaqje interpretuan aktorët Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Majlinda Kosumoviç, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.