• Korça

Çiklizmi në Korçë. Ekipi “Skënderbeu” mban gjallë traditën e këtij sporti të hershëm

Sporti i Çiklizmit është ndër më të hershmit në qytetin e Korçës. Ne takuam sot Festim Lalën, një ndër çiklistët më të vjetër, i cili, është renditur disa herë i pari në garat e dyrrotakëve. Ai na tregon se Çiklizmi në Korçë ka nisur që prej viteve 30 e ndër emrat e parë që kanë lënë gjurmë në këtë sport kanë qenë Mishel Cico, Anesti Polena, Koco Rora Ilir Selenica, Koço Trista, Koço Krëku, Gëzim Sela, Fatos Tefiku etj.

Cico ka qenë pjesëmarrës i një prej garave më prestigjoze në periudhën e viteve 1945-55, kur edhe rrethi çiklistik shqiptar përjetoi një dhjetëvjeçar sportiv të shkëlqyer, ku pedaloi në itinerarin Varshavë-Berlin-Pragë. Prej vitit 1976 kur Festimi nisi të merrej me çiklizëm, në ekip ishin 6 çiklistë, ndër ta Edmond Selenica, Hasan Lala, Vëllezërit Sela, Renato Telha, Sejfulla Starja dhe Panajot Asko. Lala është renditur 3 herë i pari në garat Vlorë-Gjirokastër dhe Fier Gjirokastër. Ekipi në atë kohë kishte 2 trajnerë, Mishel Cicon dhe Anesti Polenën.

Por nëse ka një risi në qytetin e Korçës, padiskutim është i ringritjes së ekipit të çiklizmit “Skënderbeu”. Me iniciativën e Presidentit Leonard Bejko, prej 9 vitesh ky ekip morri jetë, e sot numëron 9 çiklistë të cilët stërviten nga Trajneri i mirënjohur Renato Telha. Ai është ngjitur si fitues në podium në garat Peshkopi-Durrës  Fier- Berat, Elbasan- Korçë si edhe në një garë ndërkombëtare me Turqinë ndërsa thotë se po këtë sukses, e dëshiron edhe për djemtë e rinj.

Telha shprehet se ata janë të janë të talentuar dhe kanë disiplinë e kjo i ka bërë që të renditen disa herë në vend të parë në gara të ndryshe kombëtare e ndërkombëtare. Gara e fundit ku ata u pozicionuan në vend të 2 e të 3-të, ishte ajo e mbajtur në Kavajë ndërsa po përgatiten të marrin pjesën në rrethin Çiklistik të Shqipërisë.

Ilia Çota është një ndër të rinjtë e këtij ekipi i cili është i dashuruar pas Çiklizmit që prej 10 vitesh.

Çiklistët e ekipit “Skënderbeu”, me pasionin e vullnetin që i karakterizon, premtojnë shumë për të ardhmen e çiklizmit korçar, pasi në 9 vite, edhe pse në një moshë të vogël, kanë arritur të ngjiten në podium nderi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *