210 bursa studimi me vlerë mujore sa paga minimale janë vënë në dispozicion të universiteteve për degët prioritare. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me studentë përfitues të këtij programi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ministrja Manastirliu theksoi vijimësinë e mbështetjes për degët që konsiderohen si me interes strategjik.
Ministrja tha se profesionistët e kualifikuar që do të dalin nga uiversitetet tona kanë një garanci më shumë për një punësim të sigurt nesër:
Ministrja Manastirliu vuri theksin gjithashtu edhe te rëndësia e programeve të përbashkëta dhe diplomave dyfishe të universiteteve tona me institucione të njohura ndërkombëtare, duke u siguruar studentëve një perspektivë globale dhe mundësi të mëdha për zhvillim profesional.