• Korça

Bujqësia e zgjuar/ Prodhim më cilësor dhe më i kërkuar nga tregu

Bujqësia e zgjuar ka nisur të japë frytet e veta pas disa vitesh aplikimi në rajonin e Korçës. Ferdinand Ali është një fermer i cili kultivon mollën në zonën e Dvoranit në Korçë. Ai ka një pemëtore me sipërfaqe rreth 10 Ha, ku është duke aplikuar teknikat e bujqësisë së zgjuar. Falë saj ka nisur të marrë një prodhim më cilësor të cilin thotë se e kërkon më shumë tregu i huaj por edhe ai vendas.

Në rajonin e Korçës janë mjaft fermerë potencialë por edhe fermerë më të vegjël të cilët kanë përqafuar teknologjitë e reja në aspektin e kultivimit por edhe të mbrojtjes së bimëve, çka ka bërë që të sigurojnë një prodhim më cilësor dhe me më pak mbetje kimike, një prodhim që gjithnjë e më shumë po i afrohet bujqësisë organike, çka është edhe një nga kërkesat e Bashkimit Europian, por edhe të tregut europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *