Botohet Bibliografia e fondit albanologjik të bibliotekës publike Thimi Mitko Korçë, një libër që nxjerr në dritë zhvillimin e studimeve shqiptare, promovimin e historisë dhe kulturës korçare e asaj shqiptare përmes hulumtimit dhe evidentimit të fondit albanologjik, por njëkohësisht edhe për të theksuar rolin e rëndësishëm të bibliotekës në funksion të kërkimit shkencor. Puna për këtë botim ka nisur një vit më parë nga biblioteka Thimi Mitko, universiteti Fan Noli me mbështetjen e AKSHI-t.
Në promovimin e këtij botimi të rëndësishëm morën pjesë pedagogë, studentë, punonjës të bibliotekës dhe të tjerë qytetarë të interesuar.
Libri rendit të gjitha titujt e fondit të albanologjisë duke nisur nga botimi më i hershëm i vitit 1541 dhe shtrihet deri në vitet ’90. Periudha e studiuar le hapësirë edhe për të tjera studime në të ardhmen, të botimeve albanologjike shqiptare.