50% më shumë se vitin e kaluar do të jetë buxheti që do të vihet në dispozicion të shtëpive që janë monument kulture dhe atyre që nuk e kanë këtë status, por gjenden në qëndrat historike për t’u restauruar dhe rijetësuar. Buxheti në këtë vit të dytë për Bonusin e Rijetisimit, është përcaktuar të jetë 1 milion Lekë për resturimin e fasadave dhe çative dhe 6 milionë për ata që do të rijetizojnë godinat, duke i shndërruar në bujtina apo biznes artizanati.
Në vitin e kaluar, kësaj formule dhe ideje që synim kishte gjenerimin e të ardhurave dhe punësim për komunitetin, ju bashkuan 41 pronarë, ndërsa këtë vit numri i përfituesve ka shkuar në 57. Këtë vit, harta gjeografike e projektit që mbështetet nga Ministria e Kulturës zgjerohet edhe me qytete të tjera si Elbasan, Kukës, Bulqizë, Konispol, Qeparo dhe Himarë. Sipas Ministrisë së Kulturës, viti i parë ka rezultuar një sukses, ku pala shtet fton pronarët që të bëhen shtet në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, e cila unifikon ansamblenë historike.