30 të rinj nga Qarku Korçë janë përzgjedhur për të qenë pjesë e projektit “Nxitja e të rinjve në bujqësi dhe mbështetja e bletarisë moderne në Qarkun e Korçës” që synon përfshirjen e tyre në sektorin e bletarisë. Trajnimi i tyre ka nisur dhe sot është bërë dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Këshillit të Qarkut dhe Programit TIKA në Tiranë.
Ky është një ndër projektet më të rëndësishme në mbështetjen e të rinjve.
Pjesë e këtij projekti janë bërë 30 të rinj që do të trajnohen për mbarështimn e bletës.
Të përzgjedhurit e projektit kanë nisur ndërkohë orët praktike e teorike.
Projekti synon angazhimin e të rinjve në bletari ndërkohë që fituesve të projektit do t’u dhurohet një set falas.