• Korça

Bie numri i punëtorëve në bujqësi, fermerët hasin vështirësi në vjeljen e prodhimit

Prej kohësh, fermerët po përballen me mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë. Kjo mungesë, u rëndon më tepër në këtë sezon kur ka nisur vjelja e bimëve të arrave. Në fushën e Maliqit ka nisur vjelja e qepës, e cila kultivohet masivisht nga fermerët e kësaj zone. Në pamundësi për të pasur punëtorët e nevojshëm ata gjejnë zgjidhje alternative sikurse fermeri Festim Kupe i cili është duke vjelë qepën. Sipërfaqja e mbjellë me këtë bimë shkon në 16 dynym. Sa i takon prodhimit, ai thotë se ky vit është i kënaqshëm pasi ka prodhim cilësor, ndërsa nuk mungojnë as kërkesat në treg.

Veç qepës fermeri thotë se kultivon edhe misër e patate. Rendimenti i misrit nuk është tepër i kënaqshëm thotë Kupe, kjo për shkak të dëmimeve që pësoi kjo kulturë nga kushtet klimatike.

Në fushën e Maliqit gjatë vitit të kaluar u mboll një sipërfaqe prej rreth 750HA me qepë, ndërsa zonat më potenciale për prodhimin e saj janë fshatrat e Njësive Pojan dhe Pirg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *