• Korça

Bashkia Korçë investon në shkolla, 10 laboratorë kompiuterash në qytet e fshat

5 laboratorë informatike në shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare të Korçës janë mundësuar nga ana e bashkisë gjatë vitit 2023, ndërsa po kaq do të pajisen edhe për vitin 2024 duke shkuar në total në një sasi prej 140 kompiuterash. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku  Sotiraq Filo i cili inspektoi laboratorin e informatikës në gjimnazin Themistokli Gërmenji, duke u shprehur se nëpërmjet këtij investimi bashkia synon ti shërbejë programit të saj të nisur prej 3 vitesh tashmë, për ta shndërruar Korçën në një qendër të teknonogjisë së informacionit dhe komunikimit.

Në kuadër të këtij programi bashkia ka ofruar dhe mundësuar edhe bursa për kurse e trajnime të ndryshme në fushën e teknologjisë së informacionit, ndërsa tashmë është duke u munduar që të tilla dije të përfshihen edhe brenda kurikulave shkollore.

Përveç shkollave në qytetin e Korçës, projekti i bashkisë për pajisjen me laboratorë kompiuterash do të shtrihet edhe në shkollat e fshatrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *