• Raportime

Avancojnë punimet në dy lote të rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Vijojnë punimet në rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Kryeministri i vendit Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku aktualisht po punohet në dy lote.

“Ky është kantieri i punimeve Qukës-Qafë Plloçë, ku në lotin 1 po punohet për urën nr. 4, me rrugët sekondare, me shtresat asfaltike, ndërtimin e mureve mbajtëse, mbrojtjen dhe stabilizimin e skarpatave ndërkohë që në lotin 2, km 19 e deri në km 20, po punohet për ndërtimin e trasesë”, bëri të ditur Rama, ndërsa ndau fotot nga ky kantier.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e Juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Ndërkohë, puna për ndërtimin e lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *