• Korça

Autori Gjet Ndoj në Korçë/ Promovohet në universitet libri për qeverisjen e vendit gjatë luftës

Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore është botimi më i ri i autorit Gjet Ndoj, i cili u promovua në mjediset e universitetit Fan Noli të Korçës. Autori sjell administrimin dhe qeverisjen e Shqipërisë në këtë periudhë, por edhe tema të veçanta siç është kapitulli për hebrenjtë, arsimi etj.

Ndoj është ndalur edhe te historia e luftës e cila është propoganduar gjatë sistemit komunist, duke e quajtur atë një gënjeshtër.

Promovimi është kryer me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studentëve të universitetit Fan Noli të cilët kanë bashkëbiseduar me autorin duke u interesuar për çështje të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *