• Korça

Artizanet e Korçës/ Ekspozitë me punime artizanale me qëllim ruajtjen e traditës

Artizanet e Korçës prej dekadash vijojnë të ruajnë traditën e punimeve me dorë. Artin e realizimit të punimeve artizanale si qëndisma, punime me grep, punime me shtiza apo thurje të ndryshme të trashëguara nga nënat dhe gjyshet, ato e ruajnë me fanatizëm. Jo vetëm kaq, por ato përpiqen që këtë traditë të bukur ta trashëgojnë edhe tek vajzat e reja. Pas çdo veshjeje, zbukurimi apo punimi të realizuar me dorë qëndron arti e mjeshtëria e artizaneve korçare, por edhe shumë pasion e përkushtim për punën dhe profesionin. Por sipas tyre nevojitet më tepër mbështetje.

Këto punime dore vlerësohen mjaft edhe nga shqiptarët që prej vitesh jetojnë në emigracion, pasi sipas tyre është shumë e rëndësishme që kjo traditë të ruhet dhe të trashëgohet.

Përmes një ekspozite të hapur dy ditore tek Zona Këmbësore dhe Pazari i Vjetër gratë dhe vajzat korçare kanë promovuar trashëgiminë tonë kulturore përmes punimeve artizanale të realizuara me pasion e përkushtim. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *