Artistja e mirënjohur Shegushe Bebeti që prej 40 vitesh aktron me kukullën, tashmë e sjell atë të realizuar me materiale të riciklueshme. Ajo çka artistja kërkon ti mësojë publikut të vogël është që të gjithë fëmijët, munden të krijojnë personazhin e tyre të dashur në këtë formë.
Ekspozita e çelur tek holli i teatrit “Andon Zako Çajupi” u mirëprit nga vogëlushët.
Dashuria për teatrin është e përjetshme për Shegushen, ndaj artistja edhe me këto kukulla të krijuara rishtazi, do të japë një shfaqje të pëlqyer për fëmijët, atë të Hansel dhe Gretel.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 40 objekte.