Ka nisur punimet Konferenca e 5-të Ndërkombëtare “Arsimi përtej kufijve” me temë: “Edukimi inovator, një mjet për të fuqizuar të ardhmen”, organizuar nga Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe i Shkencave Humane në Universitetin “Fan Noli” në bashkëpunim me dy universitete të rajonit atë të Bitolas në Maqedoninë e Veriut dhe universitetin e Follorinës, në Greqi. Benita Stavre, zëvendësrektore për shkencën dhe projektet theksoi se kjo konferencë vjen si rrjedhojë e një bashkëpunimi shumë të mirë mes këtyre tre institucioneve të arsimit të lartë, duke patur kësaj here në fokus edukimin, si një armë që forcon të ardhmen.
“Projekte të tilla të përbashkëta janë mënyra më e mirë për të lidhur universitetet në të tre anët e kufirit”, kështu është shprehur Prof. Jorgos Jordanidhis, zëvendësrektor në Univesritetin e Maqedonisë Përëndimore në Follorinë.
Seanca plenare e Konferencës u zhvillua në mjediset e Amfiteatrit “Teodor Laço”, ndërsa janë zhvilluar edhe disa sesione paralele në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.