• Korça

Alolli prezanton Paketën Fiskale: Ulim taksat me 30% dhe tarifat me 50%

Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Korçë, Ledina Alolli ka prezantuar paketën fiskale të cilën tha se do e vendosë në funksion menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 14 majit. Kjo paketë sipas Alollit do të sjellë masa lehtësuese për bizneset dhe tarifa vendore më të ulëta. Sipas saj do të ulen me 30% taksat vendore dhe me 50% tarifat vendore, ndërsa tarifa e parkimit do të jetë zero në të gjithë territorin e bashkisë.

Bashkia e drejtuar nga Alolli do të kryejë një ridimensionim të shpenëzimeve duke i orientuar drejt investimeve në arsim e infrastrukturë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *