• Sport

Alarm i rremë…Kastrioti-Bylis do të luhet por në një tjetër fushë neutrale

Dy ditë pas deklaratës tronditëse ku denoncohej agresiviteti i drejtuesve të Kastriotit ndaj arbitrit të ndeshjes me Bylisin dhe ndërhyrja në fatin e sfidës Kastrioti-Laçi, FSHF ka marrë një tjetër vendim tjetër.

“Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00”, njofton FSHF, duke bërë jë hap pas dhe duke zbutur disi tonet e deklaratës agresive të dielës ku anulloi vetëm pak minuta përpara fillimit ndeshjen, duke theksuar se arbitri kishte marrë kërcënime të vazhdueshme, e madje edhe me jetë.

Në një kohë që prokuroria dhe policia po punojnë për të zbardhur ngjarjen, FSHF nuk dëshiron të prishë garën por duke lënë të hapur edhe mundësinë e një dënimi të mundshëm me përjashtim të Kastriotit nëse drejtësia penale do të detyrojë atë sportive të hyjë në lojë. Deri atëherë, futboll do të luhet dhe madje një stadium tjetër, atë të Elbasanit.

Edhe në Kamëz, Kastrioti ishte mysafir “de facto” sepse policia nuk merr përsipër organizimin në një qytezë por pranon ta bëjë këtë gjë në një qytet. “Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë  presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund”, vijon më tej deklarata ku lihet të kuptohet se deri në një shterrim të cështjes nga ana e drejtësisë, arbitri FSHF nuk do të hyjë në lojë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *