Promovimi i të drejtave, mirëqënies si dhe rritjes së ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë ka qenë qëllimi i një aktiviteti sensibilizues me rastin e 3 dhjetorit që shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.
Në qytetin e Korçës prej 3 vitesh është ngritur qendra komunitare për personat me aftësi të kufizuar ku ofrohen një sërë shërbimesh me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Aktiviteti i ditës së sotme u shoqërua nga një ekspozitë me punime dore të realizuara nga fëmijët ndërsa ishte ngritur edhe një kënd ku ata kishin mundësi të pikturonin.