Në kuadër të 123 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh së Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit është organizuar në ambientet e bibliotekës publike “Thimi Mitko” një aktivitet në nderim të kësaj figure. Nxënës të shkollave Sevasti Qiriazi, Mësenjtorja e Parë Shqipe, Stavri Themeli dhe Sotir Gura kanë sjellë krijime të veçanta në nder dhe kujtim të Naim Frashërit.
Gjithashtu edhe nxëneset e pranishme tregojnë mbi krijimet e tyre që kanë sjellë në këtë aktivitet.
Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Me vjershat dhe poemat e tij Naim Frashëri i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.