Me rastin e festëts së 8-Marsit, që shënon ditën ndërkombëtare të gruas, në shkollën e Mesme Teknike Ekonomike “Isuf Gjata” është mbajtur një aktivitet festiv dhe sensibilizues. Drejtorja Tatjana Mero tha se mesazhet e përcjella janë të shumta mbi rolin e femrës në shoqëri ndërsa theksi vihet tek arritja e barazisë gjinore, ndaj kjo ditë nuk duhet të shihet si ditë feste, por si ditë reflektimi mbi gruan
Gjatë aktivitetit për të pranishmit, midis të cilëve edhe burra, u shfaq historiku i kësaj dite, që domethënien e vërtetë e ka si një ditë proteste, kjo për vetë faktin se ngjarjet që kanë shënuar këtë ditë në mbarë botën kanë qenë të dhimbshme dhe të përgjakshme ndërsa u përcollën dhe mesazhe të ndryshme nga nxënësit
Në përfundim të këtij aktiviteti, nxënësit përgatitën disa ushqime të veçanta si edhe ëmbëlsira për nënat, ndërsa u janë ndarë edhe lule, në shenjë respekti e dashurie