Akademia Verore vijoi me modulin VII “Muzika në Ballkan si një mjet për të kuptuar ndërtimin e traditave kulturore” me ligjërues Dr. Pandi Bello, pedagog në universitetin “Fan Noli”. Studentët u njohën me muzikën ballkanike, me zhanre dhe forma të pasura dhe me një numër të madh krijimesh që i përkasin kësaj muzike.
“Politikat arsimore dhe gjuhësore në vendet e Ballkanit” ka qënë tema e modulit VIII e Akademisë Verore që u mbajt nga Prof. dr. Bardhyl Musai, nga universiteti i Tiranës. Leksioni fokusohej në sfidat e ndryshme të politikave arsimore dhe gjuhësore në vendet e Ballkanit.
Si pjesë e veprimtarisë jashtëkurrikuare të kësaj dite studentët pjesmarrës në akademi kanë zhvilluar vizita në disa prej muzeve që ndodhen në qytetin e Korçës.