Një platformë e re zhvillimore për Korçën, është hartuar nga një grup qytetarësh dhe ekspertësh, e cila vjen me titullin “Rruga nga do t’i bija”. Një ndër ideatorët e kësaj platforme Ardit Konomi, thotë se kjo platformë vjen si një program-propozim afatmesëm që mban brenda tij 8 sektorë ekonomikë-socialë-kulturorë dhe rreth 100 projekte. Konomi thotë se në themel të kësaj platforme, qëndron nevoja për të eksploruar territore të reja ekonomike e zhvillimore që mbajnë pasuri të mëdha ende të pashfrytëzuara për zonën
Kjo platformë vjen si një material i gjerë me rreth 100 faqe ku projektet shpjegohen me detaje ndërsa le hapësira për diskutim dhe pjesëmarrje publike