• Korça

Programi global i cilësisë dhe standardeve/ Trajnim me fermerët dhe NVM në rajonin Korçës mbi GlobalGAP

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial, është ndalur në Korçë për turin e trajnimeve për standardin GlobalGAP. Përmes këtyre trajnimeve, UNIDO Albania me mbështetjen e qeverisë zviceriane synon të përmirësojë standardet e prodhimit bujqësor të fermerëve të bimëve aromatike mjekësore, duke synuar nivele të larta të sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve, si dhe hapjen e mundësive për tregjet ndërkombëtare që kërkojnë produkte të certifikuara.

Vlen të theksohet fakti se janë rritur aplikimet për procesin e certifikimit GlobalGAP.

Trajnimet për standardin GlobalGAP janë të rëndësishme për një sërë arsyesh, veçanërisht për fermat dhe bizneset në sektorin e bujqësisë që synojnë të përmbushin kërkesat e tregut ndërkombëtar dhe të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *