Edhe në Korçë ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave antigrip. Në total janë 11 mijë doza të cilat janë shpërndarë nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë në qendrat shëndetësore dhe prej ditës së djeshme, ka nisur aplikimi.
Naumi bën me dije se aplikimi i kësaj vaksine është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi ndërkohë që të gjithë që duan ta kenë si dokument, mund ta shkarkojnë nga e-Albania.
Nga viti në vit është vënë re një rritje e interesit të popullatës për të aplikuar vaksinën që në momentin e mbërritjes së saj, për të krijuar imunitet deri në muajt janar shkurt kur gripi stinor shënon pikun e tij.