11 filma me metrazh të shkurtër janë shfaqur në natën e 3-të të Festivalit të filmit me metrazh të shkurtëe që po mbahet në qytetin e Korçës. Produksione ngaLituania, Gjermania, Rusia, Hungaria, Franca, Turqia dhe Polonia kanë ardhur për publikun artdashës, duke sjellë shijen e një sërë historish njerëzore, marrëdhëniece familjare e shoqërore, ndërtimit të një karriere, etj të trajtuara në 15 minuta film. Publiku artdashës e ka mirëpritur këtë festival.
Festivali i Filmit me metrazh të shkurtër mundësohet me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe vjen me mbështetjen e bashkisë Korçë. Festivali ka një rëndësi të veçantë, pasi nuk përbën vetëm një ngjarje kulturore por shërben edhe si potencial zhvillimi për qytetin e Korçës.