• Maliq

Rehabilitohet përroi dhe pritat malore/ Investim në Zëmblak pas përmbytjeve një vit më parë

Kanë nisur punimet për rehabilitimin e përroi të Zëmblakut dhe pritave malore. Investimi është duke u kryer nga Emergjencat Civile dhe bashkia Maliq, pas daljes nga shtrati të përroit një vit më parë si pasojë e rreshjeve të dendura, duke shkatërruar edhe rrugët e këtij fshati. Punimet konsistojnë në thellimin e zgjerimin e përroit si dhe veshjen e tij me beton në të gjithë gjatësinë e tij prej më shumë se 1 km.

Edhe për banorët ky investim është i domosdoshëm, pasi do ti mbrojë nga përmbytjet e mundshme.

Me përfundimin e punimeve në fshatin Zëmblak do të kryhet e njëjta ndërhyrje edhe në fshatin Plasë për rehabilitimin e përroit dhe pritave malore, pasi edhe në këtë fshat janë regjistruar përmbytje një vit më parë si pasojë e shirave të rrëmbyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *