• Korça

Vetëm 1 program prioritar në Korçë/ Vetëm 4 kuota studentësh në “Inxhinieri agronomike”

Nga 10 programe prioritare që kishte një vit më parë  universiteti i Korçës “Fan S. Noli” këtë vit ka vetëm një të tillë, në fakultetin e bujqësisë në programin e studimit inxhinieri agronimike me 4 kuota studentësh. Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i kurrikulave pranë këtij universiteti Artur Prifti

Sipas Priftit këtë vit akademik për herë të parë në historinë të këtij universiteti do të ketë një program studimi të përbashkët me universitetin politeknik të Tiranës, atë të inxhierisë informatike

Heqja e programeve të studimit prioritare e njëherazi edhe heqja e pagës minimale për studentët që frekuentojnë këto programe, sipas burimeve zyrtare ka ulur interesin e maturantëve për të studiuar në këto programe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *