• Gatime

Dy kivi në ditë përmirësojnë dukshëm shëndetin

Kivit janë fruta shumë të çmuara sepse konsumimi i rregullt ju lejon të përfitoni fibra, kalium dhe antioksidantë. Ato, në veçanti, ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, pjesërisht përgjegjëse për dëmtimin e qelizave dhe ADN-së së tyre, por gjithashtu nxisin zhvillimin e inflamacioneve dhe tumoreve.

Një hulumtim i fundit i publikuar në “Nutrition Foundation of Italy” ndër të tjera theksoi rëndësinë e konsumimit të rregullt të kivit për të ndihmuar në rregullimin e zorrëve. Duke analizuar të dhënat e mbledhura, studiuesit vunë re se konsumi i 2 kivi të pjekur dhe të qëruar çdo ditë për 4 javë, mund të përftoni një përmirësim të sindromës së zorrës së irrituar.  

Pse kivi ndihmon në përmirësimin e sindromës së zorrës së irrituar? Kjo për faktin se fibrat e pranishme në muret qelizore të kivit kanë një aftësi të madhe për të fryrë dhe mbajtur ujin. Sipas studiuesve që morën pjesë në studimin ndërkombëtar konsumimi i 2 kivive në ditë rezulton në një rritje të konsiderueshme klinike të lëvizjeve të plota spontane të zorrëve.

/rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *