Skënderbeu fiton me rezultatin 3-1 me Teutën në javën e parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Edhe duke aktivizuar lojtare të reja Skënderbeu ia ka dalë të fitojë setin e parë 25-18, të dytin 25-21 dhe setin e katërt me rezultatin 25-15. Edhe për trajnerin Orlando Koja, Skënderbeu edhe këtë sezon është skuadra për tu mundur.
Volejbollistet e dy skuadrave Sara Malaj dhe Romina Matoshi pranojnë faktin se lojtaret e huaja i kanë dhënë më shumë rivalitet kësaj loje, por të dyja kërkojnë më tepër vëmendje për lojtaret shqiptare.
Skënderbeu vetëm pak ditë më parë ka fituar kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit për femra duke treguar se dhe këtë sezon mbetet ekipi për tu mundur.